Sulm me thikë në Berlin, raportohet për disa të plagosur

Editor
1 Min Read

Një burrë sulmoi dhe plagosi disa kalimtarë me thikë në lagjen Charlottenburg të Berlinit. Dy persona janë transportuar në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas asaj që përflitet sulmuesi mund të jetë një person me probleme të shëndetit mendor dhe pista e një sulmi terrorist është përjashtuar.

Megjithatë, policia po heton.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:50 para tregut Rewe në Quedlinburger Strasse, një zonë mjaft e qetë e kryeqytetit pranë Pallatit Charlottenburg.

Mediat e huaja raportojnë se ishin disa kalimtarë që që bllokuan autorin e sulmit.

Në hetim është përfshirë edhe sigurimi i shtetit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *