
Nje sulm me thike ndodhi sulmit me thikë ndaj një grupi personash që po festonin në qendër të Bielefeld-it në orët e mëngjesit të së dielës.
Policia gjermane ka zbulua informacione të reja sipas te cilave një 35-vjeçar nga Harseuinkel, një qytet rreth 30 kilometra larg, ka sulmuar “pa kriter” kalimtarë para një bari rreth orës 04:20, duke plagosur të paktën pesë persona, katër prej tyre rëndë.
Një nga të plagosurit ndodhet në rrezik për jetën, njoftuan policia dhe prokuroria të dielën në mbrëmje. Autori i dyshuar është ende në arrati dhe dyshohet se është i armatosur.

Sipas asaj që raportoi më parë gazeta Bild, burri ka lënë pas një çantë. Brenda saj janë gjetur dokumente identifikimi dhe “një shishe me një lëng të panjohur që kishte erë benzine”.
Hetuesit thanë gjithashtu se disa thika janë gjetur në vendin e ngjarjes. Rrethanat e sulmit mbeten të paqarta dhe hetimet po vazhdojnë intensivisht në të gjitha drejtimet. Kontrollet e policisë në Harseuinkel deri më tani nuk kanë çuar në arrestimin e autorit.
Policia ka publikuar një foto të të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin informacion nëse kanë ndonjë të dhënë për të. Sipas policisë, të plagosurit janë të moshës nga 22 deri në 27 vjeç dhe vijnë nga qytetet Bielefeld dhe Gutersloh.
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, ata janë persona që kanë lidhje me futbollin. Mësohet se janë përpjekur të mbrohen duke goditur agresorin, i cili ndoshta ka pësuar plagë në fytyrë gjatë përleshjes. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues që ngjarja të ketë pasur motive politike, tha një zëdhënëse e policisë./Spiegel/