Shkodër-Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, pas një konflikti pranë Teatrit Migjeni.
I plagosuri, Ademir Fresku, i njohur si këngëtar, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka marrë mjekim.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
‘Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Fresku, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit’, informon policia vendore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.