Sulm raketor në Krimenë e uzurpuar, ja sa shënohet

Editor
1 Min Read

Guvernatori i Gadishullit të uzurpuar ukrainas të Krimesë, Sergei Aksyonov, ka thënë të premten se dy njerëz janë vrarë nga një sulm raketor ukrainas në gadishull.

“Si pasojë e një sulmi raketor nga armiku në rajonin Simferopol, dy kalimtarë rasti u vranë”, shkroi Aksyonov.

Ai shtoi se një ndërtesë biznesore u godit gjithashtu në qytetin Alushta, në pjesën juglindore të Krimesë.

Kanali ukrainas në Telegram, Crimean Bridge, e publikoi një video e cila shfaq shpërthime pranë Alushtas, ndërsa kanali Atesh tha se një qendër ruse për komunikim ushtarak u godit në afërsi të Alushtas.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur pretendimet për këtë rast. Ndërkohë, agjencia e lajmeve TASS e citoi Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë duke thënë se kundërajrorët i interceptuan tre raketa ATACMS mbi Krimea, dhe se ushtria e ka shkatërruar tre dronë ukrainas që ishin nisur drejt gadishullit.

Ukraina nuk e ka komentuar këtë rast zyrtarisht./Rel

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *