Të paktën 32 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulmi në një restorant plazhi në kryeqytetin somalez, Mogadishu të premten.
Gjashtë anëtarë të një grupi militant shënjestruan një restorantduke përdorur një bombë , ku pesë prej sulmuesve u vranë.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me të gjashtin.
Video nga vendi i sulmit mëngjesin pas shpërthimit tregon civilët që rrethojnë një ambulancë.
Hassan Farah, një i mbijetuar i sulmit, tha për median Reuters se ai ishte ulur në restorant me miqtë e tij kur ndodhi.
“Në një sekondë pati diçka si rrufe dhe një shpërthim i madh,” tha ai. “Ne ishim të mbuluar me tym. Brenda dhe jashtë restorantit, shumë njerëz ishin shtrirë në dysheme, ndërsa të tjerët ishin të gjakosur dhe duke qarë.”
Grupi militant Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata kishin në shënjestër zyrtarët dhe oficerët somalezë, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, i cili gjurmon aktivitetin online të organizatave ekstremiste.
Grupi militant islamik ka marrë përsipër sulme të shumta dhe vepron me qëllim të rrëzimit të qeverisë qendrore somaleze dhe vendosjes së një rregulli të bazuar në interpretimin e rreptë të ligjit të Sheriatit.
Al-Shabaab është “rrjeti më i madh dhe më aktiv në botë”, tha Komanda e SHBA-së në Afrikë vitin e kaluar .
Ai u caktua si një grup terrorist nga SHBA në 2008, dhe nga një komitet i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2010.