JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulmet politike ndaj mediave, krijohet Asociacioni i Gazetarëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe censura që bëhet sot në rrafshin mediatik, janë kthyer në një kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale në Shqipëri vitet e fundit, ku shumë gazetarë janë pushuar me pa të drejtë nga puna, dhe shumë televizione e portale kanë pësuar disfatë nga pushteti autokrat.

Nuk ka munguar as dhuna në terren, ku shpeshherë ka qenë dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka përdorur nota fyese e madje dhe dhunë fizike ndaj gazetarëve, duke shkuar deri në linçim të tyre nëpër mediat sociale dhe televizionet e kapura prej tij.

Gazetarët Isa Myzyraj, Esiona Konomi, Osman Stafa, Fjori Sinoruka, Juxhin Mustafaraj, Klesiana Omeri dhe Renaldo Salianji, ndërsa janë mbështetur me këshilla edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, kanë krijuar organizatën më të re në vend në funksion të suportit ndaj një gazetarie të lirë, pa censurë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” (AGSH), është prezantuar këtë të mërkurë si një rrjet tashmë që do të dokumentojë sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri dhe do ketë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për mbrojten e gazetarëve.

Deklarata e plotë nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë:

Ne, disa reporterë të medias në Shqipëri,
Të përkushtuar për të ushtruar gazetari cilësore dhe të pavarur,
Të sfiduar në mënyra të ndryshme e të vazhdueshme nga pengesa keqdashëse në ushtrimin e misionit tonë,
Të motivuar për të përmirësuar cilësinë e mjedisit mediatik dhe kushtet për komunitetin e punjonjësve të medias në tërren,
Të vetëdijshëm se edhe kolegë të tjerë kanë punuar apo punojnë në fushën e mbrotjes së të drejtave të gazetarëve,
Por në mungesë të një aleance konkrete e të drejtpërdrejtë të reporterëve dhe punonjësve të medias në terren,
Me dëshirën për të kontribuar për fuqizimin e këtij komuniteti, shpallim sot krijimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH.
Ne jemi një grup i vogël nismëtarësh të mbështetur nga dhjetra kolegë me të cilët bashkëndajmë në terren të njëjtat sfida dhe vështirësi.
Ne e nisim sot këtë rrugë, duke dëshiruar që të grupohemi, të gjithë, të barabartë e të ndryshëm.
Ne duam të jemi zëri dhe fuqia e njëri-tjetrit.
Ne ju shtrijmë dorën e bashkëpunimit të gjithë punonjësve të medias anembanë vendit dhe i ftojmë të bashkohemi për të bërë fuqinë.


Ne ftojmë të gjitha organizatat që kanë qëllime të përbashkëta e të ngjashme me tonat: le të bashkojmë energjitë.
Mezi presim të takojmë një nga një të gjithë kolegët tanë, për t’i njohur personalisht me planin tonë kombëtar të një rrjeti profesionistësh që përkushtohet, sfidohet, luftohet dhe fiton, nëse e vërteta dhe e drejta e udhëheq.
Kjo është një organizatë e themeluar nga 7 gazetarë, Isa Myzyraj, Esiona Konomi, Osman Stafa, Fjori Sinoruka, Juxhin Mustafaraj, Klesiana Omeri dhe Renaldo Salianji, ndësa është mbështetur me këshilla edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Kryetari i parë i AGSH është zgjedhur Isa Myzyraj.
Aktualisht synojmë të bindim sa më shumë kolegë të bëhen anëtarë në AGSH, të dokumentojmë sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri dhe të fillojmë bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare.
Organizata nuk është 7 personave, por ligji në vend e kërkon që ajo të ketë një bord.
Organizata është e secilit prej jush, ndaj ne në javët e ardhme do tju takojmë të gjithëve për të diskutuar me ju; ftesën për anëtarësim, propozimet tuaja për punën e organizatës dhe ndryshimet e mundshme statutore.
Për ta bërë sa më demokratike statuti parashikon edhe mbajtjen e Asamblesë së Për

Scroll to Top