Sulmi mbi bazën amerikane, ndriçohet nga raketat qielli mbi Doha

Jil
Jil
2 Min Read

DOHA- Irani nisi sot hakmarrjen për sulmet amerikane të dielën që synonin tre nga centralet e tij bërthamore, duke qëlluar të paktën 10 raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Irani ka lëshuar të paktën 10 raketa drejt bazave amerikane në Katar dhe një drejt Irakut.

Katari ka praninë më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, me më shumë se 8,000 trupa të stacionuara në Bazën Ajrore Al Udeid jashtë kryeqytetit Doha. Ushtria amerikane gjithashtu mban një prani në Bazën Ajrore Ain Al Asad në provincën Anbar të Irakut. Shpërthime u dëgjuan mbi Doha, ndërsa qielli u ndriçua nga raketa dhe kapja e tyre nga mbrojtja ajrore e Katarit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, operacioni raketor i Iranit kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak ka filluar nën emrin “Shpallja e Fitores”. Garda Revolucionare e Iranit e përshkroi sulmin si një mesazh “të qartë dhe eksplicit” për Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se Irani “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit, në një deklaratë të publikuar nga Tasnim, tha se sulmi përfshinte të njëjtin numër bombash që SHBA-të përdorën në sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore të Iranit, pa dhënë shifra të sakta. Këshilli tha se sulmi i Iranit “nuk përbën asnjë kërcënim për vendin tonë mik dhe vëllazëror, Katarin”. Katari dënoi sulmin iranian, të cilin tha se u pengua me sukses nga mbrojtja e tij ajrore, dhe kërcënoi të hakmerret “drejtpërdrejt”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania