Sulmohet gazetarja e dashur për publikun dhe familja e saj (Foto)

Editor
2 Min Read

Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë arrestuar nën dyshimet se kanë sulmuar gazetaren e gazetës së përditshme ditore “Pobjeda”, Ana Raiçkoviç dhe familjen e saj, njoftoi të hënën policia malazeze.

Sipas autoriteteve, tre të dyshuarit sulmuan “verbalisht dhe fizikisht” gazetaren Raiçkoviç dhe anëtarët e familjes së saj të dielën në Podgoricë. Vetura e zonjës Raiçkoviç u dëmtua gjatë sulmit, sipas njoftimit të policisë.

Sulmi ndaj gazetares Raiçkoviq, e cila raporton mbi ngjarjet e kronikës së zezë në gazetën “Pobjeda”, është dënuar nga udhëheqësit malazezë, zyrtarët ndërkombëtarë dhe sindikata e gazetarëve.

“Liria e medias dhe puna e papenguar e gazetarëve është thelbësore për demokracinë”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kërkoi nga autoritetet shtetërore “të krijojnë një mjedis në të cilin gazetarët do të mund ta bëjnë punën e tyre të papenguar dhe pa frikë”.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se BE-ja “pret një hetim të shpejtë dhe një përgjigje efektive gjyqësore”.

“Dhuna ndaj gazetarëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, shkroi zoti Sattler në platformën X.

Sindikata e Medias së Malit të Zi (SMCG) bëri thirrje për ndjekjen e menjëhershme të autorëve të sulmit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “mund të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka të paprekshëm në këtë shoqëri dhe se çdo përplasje fizike dhe verbale me përfaqësues të mediave është e papranueshme”.

Gjatë vitit 2024, sipas kësaj sindikate, janë shënuar 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve në Mal të Zi. /VOA

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *