Tre persona të armatosur kanë tentuar të sulmojnë një stacion policie në lagjen Nor-Nork të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, njoftoi Ministria e Brendshme e Armenisë.
Sipas raportimeve të para, dy nga tre personat u plagosën kur granatat që mbanin shpërthyen. Personi i tretë qëndronte jashtë komisariatit.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se shefi i policisë së Armenisë shkoi në vendngjarje për të negociuar me burrin.