
Një shpërthim ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv.
Lajmi konfirmohet nga ministria e Jashtme izraelite, e cila bën me dije se nga sulmi nuk pati asnjë të lënduar.
“Jemi në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua“, tha Ministria e Jashtme Norvegjeze në një deklaratë.
Deri më tani, shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta. Por sulmi ka ardhur mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit