Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Bëhet me dije se 44-vjeçari A.K ka goditur me thikë 57-vjeçarin H.Sh pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.