
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i një sulmi fizik ndaj një 70-vjeçari, ngjarje e ndodhur më 22 prill në lagjen “29 Nëntori”.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi B. D., banues në lagjen “Lef Sallata”, është identifikuar dhe arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas një pune hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa viktima, J. K., është një 70-vjeçar banues në të njëjtën lagje ku ndodhi sulmi.
Gjatë ndalimit të të dyshuarit, policia i ka sekuestruar një pajisje metalike grushti me thikë të fshehur. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë zbuluar edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.