Sulmoi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten, gjykata jep

Editor
1 Min Read

Gjykata e Tiranës dha ditën e sotme vendimin për 52-vjeçarin Jakup Shahu i cili dy ditë më parë plagosi me thikë në qafë e trup bashkëshorten Edlira Shahu.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Shahun. Autori nuk është i panjohur për Policinë pasi ishte dënuar me 13 vite burg për një vrasje në Selitë të Tiranës në 2011 si dhe për dhunë para gjashtë muajsh.

Arsyeja e plagosjes mësohet të ketë qenë xhelozia, ndërkohë që autori në Gjykatë është shprehur se nuk kishte për qëllim ta qëllontë gruan e tij, dhe se ndodhi për shkak të një debati.

“Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, mësohet të jetë shprehur Shahu në gjykatë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *