Sulmuan me thikë një person gjatë mbrëmjes

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës teksa gjatë një konflikti për shkak të disa mosmarrëveshjeve, gjashtë persona kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë thikë një person. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podujevë. I plagosuri ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Policia e Kosovës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e një prej të përfshirëve i shpallur në kërkim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al