JiL.al - Jeto i Lumtur

Sylvinho: Kemi ende punë për të bërë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Goli i Kristjan Asllanit në fillimin e pjesës së dytë i solli fitoren 1-0 Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë pas gati 20 vitesh pritje për më tepër në transfertë.

Kundërshtari edhe pse krijoi më shumë raste nuk arriti të kalojë mbrojtjen kuqezi dhe Strakoshën. Kombëtarja nga ana tjetër u tregua më qartë te loja e saj në dallim nga pak ditë më parë Çeki një paraqitje që u vlerësua nga trajneri Sylvinho.

“Unë mendoj se e merituam fitoren. Ajeti, Balliu, Tuci dhe të gjithë lojtarët e tjerë zhvilluan një ndeshje të bukur edhe ata hynë nga stoli. E kam thënë gjithmonë që është një grup i fortë. Jemi ende në garë për ndeshjet e Nëntorit dhe duhet të punojmë, pasi ka ende punë për të bërë.”

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka beson tek objektivi vendi i parë në grup, por thotë se gabohet nëse konsiderohen si fitore të lehta ndeshjet e nëntorit në shtëpi me Çekinë dhe Ukrainën.

“Ne vazhdojmë të kemi objektivin për vendin e parë në grup. Është një objektiv i vështirë, pasi ai që mendon se ne kemi 2 ndeshje në shtëpi dhe lehtësisht do t’i fitojmë dhe të dalim në vend të parë gabon.”

Duka tha se shpreson që për ndeshjet e fundit të kthehen edhe ata që munguan për shkak dëmtimesh që grupi të jetë më i plotë dhe trajneri të ketë alternativa

Scroll to Top