JiL.al - Jeto i Lumtur

Sylvinho e la jashtë liste, reagon lojatri kuqezi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mirlind Daku është mungesa e madhe në listën e Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë. Sulmuesi i Rubin Kazan, së bashku me Arbnor Mujën, janë dy emrat që mungojnë nga grupi që ishte rregullisht në kualifikuese.

Për bomberin e kampionatit rus ka qenë një periudhë pauze për shkak të skemës së kampionatit në Rusi. Tani është rikthyer në mars duke luajtur 180 minuta në 2 ndeshjet e kampionatit.

Pas publikimit të listës, Mirlind Daku ka reaguar në rrjete sociale duke postuar një video me disa momente të tijat gjatë këtij sezoni me diçiturën: Jeta vazhdon…

Scroll to Top