Sylvinho: Ndaj Andorrës do ndryshojmë taktikë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka folur për mediat para sfidës së të hënës përballë Andorës, ka theksuar se në këtë ndeshje do të ketë ndryshime sa i përket taktikës që do të përdoret.

Ai tha se Shqipëria do të bëjë diçka ndryshe me Andorën, ndryshe nga ajo me Anglinë, ku siç dihet përballë skuadrave të mëdha në pjesën më të mrië të kohës duhet të mendosh se si të mbrohesh.

“Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij.

Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim.

Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi.

Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen.

Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.

Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër”, tha ai.

Scroll to Top