Presidenti Erdogan ‘kritikon’ Ramën për atletet!
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Tiranë në kuadër të…
Rrëshqasin gurë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen
Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar…
Mot i pazakontë/ Dy javë para nisjes së verës, Thethi dhe Boga vishen nga bora
Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti…
Gruaja u gjet e pajetë në sediljen e pasagjerit/ Detaje nga ngjarja në Tiranë
Tiranë- Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar Liqeni i…
Votoi PS-në, por emigranti vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: Ditë të zeza ju presin
TIRANË- Një votë nga diaspora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përshkak…
Emrat/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona!
Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar. Në pranga…
Iu sekuestrua celulari me urdhër të SPAK, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës!
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar në…
1500 efektivë në gatishmëri për Samitin Europian, ja rrugët që do bllokohen
Rreth 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit Europian që do të mbahet në Tiranë. Që prej orëve të para të mëngjesit, njësi të specializuara si Antiterrori, Antieksplozivi dhe Reparti RENEA janë vendosur në Aeroportin e Rinasit, si dhe në pika të tjera kufitare, ku pritet të mbërrijnë liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë, e gjithë zona e Tiranës do të jetë nën monitorimin e forcave speciale dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye sigurie. Policia ka parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, veçanërisht në ato që lidhin Aeroportin e Rinasit me qytetin e Tiranës. Konkretisht, më datë 16 maj, nga ora 06:30 deri në orën 11:30, do të bllokohen segmentet e mëposhtme: Pas orës 11:30, ky aks do të hapet pjesërisht, për t’u bllokuar sërish nga ora 13:00 deri në orën 18:00. Rrugët e bllokuara brenda Tiranës, më 16.05.2025 (ora 06:00–18:00): Masat e Policisë edhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha Përveç masave të sigurisë për Samitin, Policia e Tiranës është angazhuar edhe për menaxhimin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha. Autoritetet kanë vendosur të zhvendosin me 300 metra më tej vendin e antimitingut të thirrur për pasditen e së premtes, për shkak të afërsisë me zhvillimet e samitit dhe pranisë së liderëve europianë në qytet. Partia Demokratike nuk mori leje për të protestuar në Bulevardin “Zogu I”, pasi Policia vlerësoi se kjo do të cënonte sigurinë e aktivitetit. Në vend të kësaj, protestës iu propozua zhvillimi në Bulevardin e Ri, pranë zonës së Paskuqanit — aty ku u mbyll edhe fushata elektorale e PD-së. Fillimisht, PD kishte njoftuar protestën në këtë vend, por një ditë më parë Berisha deklaroi se do ta zhvendoste më pranë zonës ku mbahet samiti, vendim i cili u kundërshtua nga Policia për arsye sigurie.
Shokohen udhëtarët/ 53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet!
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanë kapur momentin kur…
Këta janë 10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD
Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, ndërsa pak detaje janë…