Kamioni përplas këmbësoren në aksin rrugor Cërrik-Belsh

Një aksident është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një kamion ka aksidentuar lehtë një 61 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Kamioni përplas këmbësoren në aksin rrugor Cërrik-Belsh Read More »