Talenti bën një premtim për tifozët katalanas

Jil
Jil
2 Min Read

Gavi është një nga lojtarët më të talentuar të Barcelonës. 18-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, por ai ka ndërmend të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Mesfushori ka dalë nga akademia e klubit kalatanas dhe ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur e fituar me skuadrën e zemrës. Në prononcimin e fundit, Gavi bën një premtim për tifozët e Barcelonës.

“Jam i qetë në lidhje me të ardhmen time, të qetë janë edhe tifozët. Kur isha i vogël gjithmonë ëndërroja të qëndroja te Barcelona. E them gjithmonë: ky është klubi i ëndrrave të mia.

Të fitoja me këto ngjyra ka qenë gjithmonë ëndrra dhe objektivi im. Kemi fituar kampionatin, në sezonet e ardhshme do të synojmë suksesin në Europë”, u shpreh Gavi.

Çfarë tha Xavi disa ditë më parë për mesfushorin e tij? “Nuk do të ishte në asnjë skuadër tjetër kaq i lumtur sa është tek Barcelona.

Ai është titullar dhe mjaft i rëndësishëm në fushë. Është një mrekulli kur sheh se është vetëm 18-vjeç, e ardhmja e tij kalon nëpërmjet Barcelonës“.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *