Tapë në timon përplas dy makina, bie në pranga shoferi vjeçar

Editor
1 Min Read

Policia e Fierit ka vënë në pranga një  të ri 26-vjeçar, i cili -vjeaeduke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur dy makina, njëra prej të cilave ishte e parkuar.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *