Targa automjetesh dhe 107 doza kokaine, arrestohet 25-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, gjatë të cilit është arrestuar një 25-vjeçar i dyshuar për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacionit të siguruar nga inteligjenca informativ.

Shtetasi B. H., banues në Tiranë, u ndalua në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi e dyshuar narkotike kokainë. Pas arrestimit, policia kryeoi kontroll në banesën e tij dhe në servisin që ai kishte në përdorim, ku gjeti dhe sekuestroi 107 doza kokaine, të cilat dyshohet se ai i kishte me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit u zbuluan gjithashtu 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përkiste një automjeti të vjedhur në Fier, si dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

Njoftimi i policse


Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top