Tatimet kapin biznesin në Shëngjin me 1 milion euro të padeklaruara dhe mall pa faturë

Jil
Jil
1 Min Read

Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen ndaj evazionit fiskal, ka kryer një aksion në zonën e Shëngjinit. Nga ky aksion, u konstatuan 1 milion euro të fshehura në vetëm 8 muaj nga një subjekt në zemër të Shëngjinit.

Po ashtu, siç bëjnë me dije Tatimet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ky subjekt kishte edhe punonjës të padeklaruar, mall pa faturë, moslëshim faturash dhe mungesë autofature.

Tatimet theksojnë se kontrollet vijojnë në gjithë vendin dhe u bëjnë thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, përndryshe do të përballen me forcën e tij.

Njoftimi:

Administrata Tatimore vijon goditjen ndaj evazionit fiskal! 1 MILION € të fshehura në vetëm 8 muaj nga një subjekt në zemër të Shëngjinit! Po ashtu Punonjës të padeklaruar. Mall pa faturë. Moslëshim faturash. Mungesë autofature
Kontrollet vijojnë në gjithë vendin ndaj ftojmë bizneset të respektojnë ligjin përndryshe do të përballen me forcën e tij!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania