Në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.
Në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim.
Pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë, u finalizuan 2 operacione policore, konkretisht:
-operacioni “The zone”, gjatë të cilit Policia e Spanjës arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin F. Gj., 29 vjeç. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike në proces tharjeje;
-operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.’, njofton policia.