Të kërkuar për trafik droge, Interpol i dorëzon nën pranga Italisë 3 shqiptarë!

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana kanë dorëzuar nën pranga 3 persona të kërkuar nga Italia për krime të ndryshme.

Operacioni i ekstradimeve është konfirmuar ditën e sotme (29 maj), duke dhënë edhe detajet për 3 personat e “implikuar në veprimtari në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale”.

I pari u ekstradua Albert Koni, 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara.

Kurse R. A., 21 vjeç, Gjykata e Milanos në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ai akuzohet se gjatë periudhës 2022-2024, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar në Milano, sasi të mëdha lëndësh narkotike.

I fundit u ekstradua A. F., 39 vjeç, pasi Gjykata e Gjenovas, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, sepse akuzohet në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadrin e organizatës kriminale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania