JiL.al - Jeto i Lumtur

Denaj: Të rinjtë vizion të qartë për të ardhmen në bujqësi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të rinjtë tashmë janë me një vizion të qartë për të ardhmen në bujqësi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale shembullin e Bleis Konit, të riut që ka zgjedhur të punojë në sektorin e bujqësisë, pasi është kthyer nga studimet jashtë vendit.

Denaj e cilësoi këtë si modelin që po ndjekin shumë të rinj, teksa shkroi se, “Bleisi është kthyer nga Europa për të sjellë një frymë të re në bujqësinë shqiptare”.

Përmes një videomesazhi Bl eisi tregon se punon në biznesin që kanë ngritur prindërit e tij për prodhimin e fidanëve, përmes aplikimit të inovacionit.

“Kompania jonë ka 30 vjet që operon në treg për prodhimin e fidanëve të perimeve, me fokus rritjen e cilësisë së produkteve bujqësore dhe zgjerimin e eksporteve”.

Ai tregon se pjalmimi me bletë, ose lufta biologjike, janë nga teknologjitë më inovative që po aplikon kompania. Bleisi tha se këto janë metoda, “që sot aplikohen edhe në bujqësinë e vendeve më të zhvilluara europiane dhe garantojnë cilësi dhe standarde prodhimi”.

“Prodhimi i fidanëve perimorë përmes këtyre teknologjive i garantojnë fermerit shqiptar, treg të sigurt të eksporteve me prodhimeve cilësore “Made in Albania””, tha ai.

    Scroll to Top