Të shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona

Editor
1 Min Read

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane. Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *