Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve.
Raportohetse dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar incidentin, në të cilin mësohet se mbeti i plagosur shtetasi A. C.
Arsyet e plagosjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.