JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë në Bulqizë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të shtëna me armë janë regjistruar në Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.

Autori i dyshuar është identifikuar si Fadil T.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

‘Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’ informon policia.

Scroll to Top