Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë.
Mësohet se në Fushë Krujë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.
‘Në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia Lezhë.