Të shtëna me armë në konsullatën e Irakut në Stamboll

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TURQI – Persona të armatosur në një motoçikletë qëlluan me tetë të shtëna në fasadën e konsullatës së Irakut në Stamboll, duke mos shkaktuar dëme, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

“Sonte, persona të hipur në një motoçikletë hapën zjarr ndaj konsullatës së përgjithshme të Irakut. “Nuk ka viktima njerëzore apo dëme materiale”, sipas Ondzu Ketseli.

Zëdhënësi shtoi se po hetohet nga shërbimet e sigurisë dhe po vijon procesi i identifikimit të autorëve. Ai premtoi gjithashtu se “përgjegjësit do të sillen para drejtësisë”.

Scroll to Top