Të shtëna me armë zjarri dëgjohen pranë qendrës së paraburgimit në Rostov, në jug të Rusisë, ku të burgosurit morën peng oficerët e burgut. Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse RIA. Gjashtë të burgosur, disa me lidhje me grupin Shteti Islamik, morën peng oficerët e burgut në një qendër paraburgimi në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë dhe po kërkojnë lirimin e tyre.
Burrat, disa prej të cilëve tashmë janë të dënuar për krime terroriste, thyen hekurat e një dritareje në qelinë e tyre dhe hynë në një dhomë roje ku morën peng të paktën dy oficerë burgu. Media shtetërore raportoi se disa nga të arrestuarit akuzohen për krime terrorizmi, duke përfshirë lidhjet me Shtetin Islamik, i cili mori përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës në një sallë koncertesh në Moskë në mars. Shërbimi Federal Penitenciar i Rusisë njoftoi se dy punonjës të një qendre paraburgimi në Rostov janë marrë peng.
“Qendra po funksionon normalisht, situata është nën kontroll”, tha agjencia.
Ai shtoi se forcat e rendit janë në vendngjarje. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se të arrestuarit kërkuan një makinë dhe kalim të lirë.