JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë zjarri, raportohet një i vdekur dhe…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mulhouse, në Francën lindore, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Zvicrën.

Sipas autoriteteve franceze, ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së qytetit.
Mësohet se dy persona që lëviznin me një skuter u qëlluan me armë zjarri nga një makinë që kaloi pranë tyre, e cila më pas u braktis jashtë gjykatës dhe autorët u zhdukën.

Më pas mësohet se policia ka vënë në pranga një i dyshuar, të cilit i është gjetur një armë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, policia ka deklaruar se dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh.

Scroll to Top