Të shtëna me armë zjarri, qëllohet në drejtim të Audi-t

Editor
1 Min Read

Të shtëna me armë janë qëlluar në drejtim të një Audi në fshatin Dukagjin i Ri ditën e djeshme (11 Gusht).

Mësohet se Sebastjan Mallkuqi (Ajazi) ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonte Aleksandër Senaj.

Pas ngjarjes iu 29 vjeçari me dy mbiemra është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa është arrestuar shënjestra, Aleksandër Senaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak”, informoi policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *