Të shtëna me armë zjarri në një shkollë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pesë persona dyshohet se janë qëlluar më armë në një shkollë në Suedi, në qytetin Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit. Mësohet se të shtënat u raportuan në shkollën Risbergska rreth orës 13:00 të së mërkurës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e persoanve të lënduar.

Ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces. Po ashtu, policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.

“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.

Scroll to Top