Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

Editor
1 Min Read

Lezhë, 17 prill 2025 – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, rreth orës 18:00, dhe ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi identitetin e të plagosurit apo motivet e mundshme të ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar, ndërsa po merret në pyetje dëshmitarë të mundshëm. Gjendja shëndetësore e personit të plagosur nuk dihet ende.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al