
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës,
30-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.
Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar.
Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
