
Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një të shtëne me armë në një “street party” në qendër të Los Angeles gjatë natës. Sipas informacionit nga autoritetet e Los Angeles të cituara nga FOX News, incidenti thuhet se lidhet me bandat që veprojnë në zonë.
Dëshmitarët raportuan se të shtënat dhe deri më tani nuk ka pasur arrestime të lidhura drejtpërdrejt me incidentin. Oficerët e policisë së Los Anxhelosit që patrullonin zonën nxituan në vendngjarje dhe bllokuan zonën ku po zhvillohej festa, pranë një depoje.
Në festë ishin rreth 60 persona, të cilët u thanë autoriteteve se po festonin ditëlindjen.
Pasi filluan të shtënat, oficerët e LAPD u kthyen në vendngjarje dhe gjetën disa persona me plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe gjak në rrugë. Një burrë 29-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një grua 52-vjeçare u dërgua në spital, ku vdiq, sipas autoriteteve. 29-vjeçari, sipas babait të tij, ishte DJ dhe kishte tre fëmijë nën moshën 5 vjeç.
Dy persona të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një burrë 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën, por nuk janë në rrezik për jetën.