
Të shtënat me armë në Milot. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Votimit 0871 Fushë Milot, në shkollën 9-vjeçare 28 Nëntori.
Këtu janë konfliktuar me njëri-tjetrin 2 persona të identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.
Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në formë debati me fjalë dhe ka përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë.