Teherani refuzon negociatat/ Bota bën thirrje për ulje të tensioneve

Jil
Jil
1 Min Read

Qukës, 22 qershor 2025 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05, në aksin nacional Prrenjas–Librazhd, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit” në Qukës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, ndër të cilët njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.

Përplasja ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor po vijon me një krah të vetëm, duke sjellë vonesa në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipi i zjarrfikëses së Bashkisë Prrenjas, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet si dhe për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania