Temperatura të larta. Parashikimi i motit për ditën e sotme

Jil
Jil
1 Min Read

TIRANË- Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturat të larta në pjesën më të madhe të territorit, ku temperatura më të larta priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Fier.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë zonës malore në Verilindje-Juglindje të territorit duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në zona të caktuara në Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania