JiL.al - Jeto i Lumtur

Temperaturat në këtë vend ‘kapin’ rekorde, 10 gradë më të larta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Temperatura në Antarktikë janë rritur mesatarisht 10 gradë Celsius mbi normalen gjatë muajit të kaluar, në atë që është përshkruar si një valë e të nxehtit rekord. Globi ka përjetuar 12 muaj ngrohtësi rekord, me temperatura që tejkalojnë vazhdimisht rritjen 1.5C mbi nivelet paraindustriale që është cilësuar si kufiri për të shmangur ngrohjen globale. Michael Dukes, drejtori i parashikimeve në MetDesk, tha se ndërsa temperaturat e larta ditore ishin befasuese, shumë më domethënëse ishte rritja mesatare gjatë muajit.

Shkencëtarët kanë parashikuar prej kohësh se efektet më të rëndësishme të ndryshimeve klimatike do të jenë në rajonet polare, “dhe ky është një shembull perfekt i kësaj”, tha ai. Vala e të nxehtit është e dyta që po godet rajonin në dy vitet e fundit, me e fundit, në mars 2022, që çoi në një rritje prej 39 gradë Celsius dhe shkaktoi shkrirjen e një pjese të shtresës së akullit me madhësinë e Romës

Scroll to Top