Tensione te Pallati me Shigjeta, policia përplaset me protestuesit

Editor
3 Min Read

Tirana është përfshirë në kaos pasditen e sotme. Prej orës 17:00 opozita po mban protestë duke bllokuar nyjet kryesore të kryeqytetit, në vazhdën e aksionit të mosbindjes civile që opozita ka ndërmarrë për të plotësuar kërkesën e saj kryesore atë të krijimit të qeverisë teknike. Kjo ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, edhe pse policia po përpiqet të devijojë trafikun.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bashkua militantëve dhe protestuesve në “Rrugën e Elbasanit”, pranë xhamisë së Namazxhasë, ku përsëriti edhe një herë kërkesën për qeveri teknike si i vetmi kusht vetmja për të pasur zgjedhje të lira.“Qeveri teknike, po s’e pranoi Rama rrëzohet. Qeveria nuk ka kurrë të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, ka betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen. Do bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të dëbohet me mosbindje civile” tha Berisha.
Më pas me një grup militantësh u nis drejt bashkisë së Tiranës ku është stacionuar një tjetër grup protestuesish.

Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë” dhe tek bashkia e Tiranës. Pjesëmarrja e protestuesve është më e ulët në krahasim dhe me protestën e 26 nëntorit, kjo dhe për shkak të shiut.

Ndërkohë shumë qytetarë të indinjuar duke pritur në trafik i bien borive.

Policia përmes megafonit herë pas here u bën thirrje deputetëve të opozitës të mos bllokojnë rrugën, por kreu i Grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se është e drejtë e opozitës tubimi dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese të saj i takon policis të devijojë trafikun.

Policia “Mos bllokoni rrugën’

Gazment Bardhi: Rrugën do e bllokoj se nuk mund të d devijoni trafikun dhe jemi në rregull. Është detyra juaj të merrni masa. Ju kam njoftuar. Policia të garantojë tubimin

Protestës i janë bashkuar dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *