Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për r efugjatë e Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut i cili është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor po intensifikohet.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.