
Policia e Durrësit njoftoi se ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë tentativën për grabitje me dhunë ndaj tre shtetaseve italiane.
Shtetasi D. A., banues në Durrës, u kap në flagrancë në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit, teksa tentonte t’u vidhte sendet personale tre turisteve italiane, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Hetimet kanë zbardhur gjithashtu edhe dy raste të tjera të vjedhjeve me thyerje xhami të ndodhura më 27 dhe 28 prill 2025, në të njëjtën zonë të qytetit, ku i riu kishte grabitur sende personale nga brenda automjeteve.