JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të digjte prindërit, gjykata merr vendimin e prerë për autorin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e moshuar Shaqir dhe Selside Sulejmanaj.

Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë, ku trupi gjykues përbëhej nga gjyqtar Miranda Naka, prokurore Greta Dreni dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj

Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë.

Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj.

Ngjarja nisi kur 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi t’ia japë.

Ky refuzim duket se e ka nxitur Sulejmanajn të veprojë me dhunë, duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke e vënë zjarrin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.

Scroll to Top