
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Markat, Bashkia Konispol. Raportohet se një 44-vjeçar, i identifikuar si Saimir Haxhi, është qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të trupit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky person kishte hyrë për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë. Bëhet me dije se 44-vjeçari është person me precedentë penalë.
Pas plagosjes, ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Sarandës dhe më pas në Vlorë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë, policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.