Tentoi të hidhej së bashku me 4 fëmijët në lumin Buna

Editor
2 Min Read

Ngjarja tragjike që ndodhi në korrik të këtij viti, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në lumin Buna me katër fëmijët e mitur, tronditi opinionin publik. Rasti u parandalua nga patrulla e policisë, duke shpëtuar 27-vjeçaren dhe fëmijët.

Së fundmi, disa ditë më pas, bashkëshorti i saj denoncoi rastin në emisionin “Me Zemër të Hapur”, duke akuzuar familjarët e gruas, vjehrrin dhe vjehrrën.

Nga ana tjetër, familjarët e 27-vjeçares akuzuan dhëndrin për dhunë sistematike dhe tradhti, duke thënë se e kishte lënë pa ushqim dhe mbështetje.

Redaksia e emisionit zhvilloi një bisedë të gjatë me 27-vjeçaren, e cila për herë të parë ndau historinë e saj të dhunës brutale dhe frikës nga bashkëshorti, i cili vazhdon t’i krijojë situata të rrezikshme.

27-vjeçarja nga Shkodra u shpreh se ajo u nxit drejt aktit ekstrem që fatmirësisht u parandalua, se bashkëshorti i saj ka dhunuar të katër fëmijët e saj.

“Kur i kujtoj këto gjëra nuk ndihem aspak mirë. Fëmijët nuk janë me mua. Kur unë shkoja në punë dhe më pas kthehesha fëmijët më tregonin se babai i kishte dhunuar. Të katërt më thonin të njëjtën gjë. Më ka thënë se do përgjigjet për fëmijët tanë dhe se do bënte çdo gjë për ta.

Unë e di se çfarë kam hequr me të, jam kthyer për fëmijët. I thashë djalit se nuk kthehem më me të. Më ka dalë te lulishtja e qytetit dhe më kërkoi të sqaroheshim”, tregoi ajo mes të tjerash.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *