Tentoi të kalonte kufirin me 19 mijë euro të padeklaruara

Editor
2 Min Read

KAKAVIJË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë me 19 mijë euro të padeklaruara.

Shuma e parave u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në çantën e tij. 38-vjeçari u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

‘Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *