
Një 32-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të kalonte kufirin me një sasi droge të fshehur në çantë.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B. S., banues në Kosovë, u kap nga Policia Kufitare gjatë kontrolleve rutinë në hyrje të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, pasagjerit iu gjet në çantë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.
“Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet çanta.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”.
Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.